Flash News

E-TJERA

20-vjeçarja humb kontrollin e makinës në aksin Shkodër-Lezhë, vdes një grua dhe 3 të tjerë të plagosur

20-vjeçarja humb kontrollin e makinës në aksin

Rreth një orë më parë një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”, ku shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetësja I.K. 73 vjeçe, e cila ishte pasagjer në në një makinë që ka përfunduar jashtë rruge.

Sipas policisë rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, 20-vjeçarja F.B., banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë I.K., pasagjere në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave

Të fundit