Flash News

E-TJERA

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Meta: Zbatimi i saj na afron me BE dhe konsolidon paqen ndëretnike

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Meta: Zbatimi i saj na afron me BE

Në 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, presidenti Ilir Meta ka vlerësuar progresin e deritanishëm të saj duke theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë si një mundësi për t’u afruar sa më shumë drejt Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në Facebok, Meta e cilëson respektimin dhe jetësimin e marrëveshjes si një mundësi për konsolidimin e mëtejshëm të paqes dhe harmonisë ndëretnike.

“Në 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar progresin e deritanishëm domethënës për respektimin e saj, inkurajoj domosdoshmërinë e zbatimit të plotë dhe jetësimit integral, si një mundësi e shkëlqyer për konsolidimin e mëtejshëm të paqes e harmonisë ndëretnike, për të forcuar marrëdhëniet, si dhe për t'u afruar më pranë njëri-tjetrit dhe Bashkimit Europian”, shkruan Meta.

Sipas tij, respektimi i lirive dhe të drejtave sipas standardeve evropiane, nxit pjesëmarrjen e shqiptarëve më jetën sociale, administrative dhe politike të vendit.

Postimi i plotë:

Në 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar progresin e deritanishëm domethënës për respektimin e saj, inkurajoj domosdoshmërinë e zbatimit të plotë dhe jetësimit integral, si një mundësi e shkëlqyer për konsolidimin e mëtejshëm të paqes e harmonisë ndëretnike, për të forcuar marrëdhëniet, si dhe për t'u afruar më pranë njëri-tjetrit dhe Bashkimit Europian.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në këto dy dekada kanë qenë jo vetëm të përkushtuar për stabilitetin e vendit, por edhe garantë të integrimit euroatlantik të saj.

Respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve më të avancuara europiane, është thelbësor ndaj e nxis një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të shqiptarëve, si faktor shtetformues, në jetën sociale, administrative e politike të Maqedonisë së Veriut.

Përshëndetje vëllazërore dhe krenar për bashkëkombasit tanë, për rolin dhe angazhimin e tyre aktiv, konstruktiv dhe të pazëvendësueshëm për sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

 

Të fundit