Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Mbi 200 çartera drejt Turqisë vetëm në muajin e fundit"/ Mjekësia është 'falas', por shqiptarët e 'blejnë' shëndetin shtrenjtë, deri në kufijtë e varfërimit
Kur vjen puna te shëndeti askush nuk bën llogari, por shpenzimet e shqiptarëve janë dramatike. Gazeta MAPO i ka kushtuar një artikull shpenzimeve marramendëse në mijëra euro, që shqiptarët harxhojnë për t’u kuruar nga COVID-19 në Turqi dhe Shqipëri.
Sipas raportit të gazetës, vetëm muajin e fundit ka pasur mbi 200 çartera mjekësorë nga Rinasi drejt Turqisë. Shifrat për trajtim janë kolosale, pasi vetëm fluturimi kushton nga 15 mijë deri në 20 mijë euro, ndërkohë që qëndrimi në spital varjon nga 1200 deri në 1500 euro nata.
Nga aeroporti i Rinasit të shtunën më datë 21 nëntor janë nisur 5 avionë charter me të sëmurë me COVID-19 drejt Turqisë. MAPO thekson se fluturimet e avionëve-ambulancë drejt Turqisë vijojnë ende dhe pse mediat turke lajmëruan dje se ministria turke e shëndetësisë u ka kërkuar kompanive private të mos pranojnë më pacientë nga jashtë për shkak të gjendjes emergjente ku ndodhet vendi me shtimin e rasteve të infektimeve.
Mirëpo edhe spitalet private në Tiranë, të cilët po shkojnë drejt fundit të kapaciteteve, nuk ngelen pas. Në disa raste, paguhen mbi 2 mijë euro nata, hoteleria plus shërbimi.
Kështu, ndërkohë që qeveria thotë se sistemi ynë shëndetësor ka kapacitete dhe ofron shërbim si gjithë Europa, shqiptarët po e “blejnë” shëndetin e tyre shumë shtrenjtë deri në kufijtë e varfërimit.
Qindra të sëmurë me Covid i janë drejtuar Turqisë dhe vendeve të tjera si Italia apo Austria për t’u kuruar, pasi nuk kanë pasur besim te spitalet tona, duke harxhuar dhjetëra mijëra euro. Ata shpenzojnë kursimet e jetës së tyre ose janë futur në borxhe të thella për të shpëtuar jetën.
Sipas një investigimi të fundit të BIRN, gjatë pandemisë pacientët shqiptarë kanë shpenzuar mbi 6.7 milionë euro për udhëtime dhe 12 milionë euro të tjera për kurimin në spitalet private jashtë vendit.
Numri i fluturimeve jashtë vendit për arsye kurimi u rrit nga 5 të tilla në muajin maj, kur epidemia COVID-19 ishte ende nën kontroll, në 152 fluturime gjatë muajit tetor. Ndërsa muaji nëntor shënoi një rekord të ri me 206 fluturime për qëllime mjekësore deri më datë 18.
Një pacient për t’u kuruar harxhon mesatarisht 45-50 mijë euro në spitalet turke, pa përfshirë këtu kostot shtesë të të afërmve të tyre që mund t’i shoqërojnë gjatë qëndrimit atje.
Ndërkohë që qindra shqiptarë po fusin veten në borxhe për t’u kuruar jashtë vendit, mijëra të tjerë po ashtu po kurohen privatisht në Shqipëri, duke i besuar spitaleve private ose mjekimit në shtëpi, pa asnjë ndihmë nga shteti.
Kjo sakrificë nuk vlen vetëm për ata që kanë marrë rrugët e qiellit për të shpëtuar. Kostot financiare për kurimin nga Covid-i po bëhen stratosferike dhe brenda vendit.
Me plotësimin e kapaciteteve në spitalet shtetërore, ku autoambulancat me të sëmurë qëndrojnë në oborret e spitaleve Covid, pacientët po i drejtohen spitaleve private duke pranuar kostot marramendëse të kurimit.
Me shifrat e fataliteteve në rritje shumë pacientë kanë frikë t’i drejtohen spitalit shtetëror. 45-vjeçarja E.V. tha për gazetën MAPO se iu desh të mjekonte prindërit e burrit në shtëpi duke marrë shërbim nga një spital privat në Tiranë pasi nuk kishte besim te shërbimi në spitalet shtetërore.
“Të dy të moshuar me sëmundje bashkëshoqëruese si diabet e tension u sëmurën me covid dhe gjithë kurimin e tyre e kam realizuar në privat pa asnjë shërbim të marrë nga shteti, përveç një vizite rutinë në fillim të sëmundjes te mjeku i familjes.
Dy mjekë vijnë t’i vizitojnë gjatë ditës me kosto 5 mijë lekë të rinj për vizitë. Pra, 10 mijë lekë të rinj në ditë për vizitat mjekësore plus blerja e ilaçeve dhe bombolës së oksigjenit, ne nuk dimë se sa do të na shkojë fatura përfundimtare e kurimit”- thotë ajo.
Nëse do t’i duhet të shtrojë vjehrrit e saj në spital ajo duhet të marrë parasysh një dhjetëfishim të kostove, pasi një natë shtrimi në spitalet private të Tiranës shkon në vlerën e 2000 eurove.
Përballë propagandës së "mjekësisë falas", të dhënat tregojnë se shqiptarët ua besojnë vizitat dhe kurimin e tyre klinikave dhe spitalet private, të cilat këto ditë nëntori kanë një fluks të madh mbingarkese me pacientë.
Për të mos vënë jetën e tyre në rrezik duke pritur radhën për një skaner apo tampon në shtet ata të dëshpëruar i drejtohen privatit ku sipas llogaritjeve vetëm kostoja e diagnostikimit shkon rreth 35-70 mijë lekë.
Sipas çmimeve, një tampon PCR te privatët kushton 12 mijë lekë; një skaner kushton nga 15 mijë deri në 35 mijë lekë dhe grupi i analizave të gjakut për të vlerësuar të gjithë parametrat që lidhen me Covidin kushtojnë midis 10-12 mijë lekë.
Kostoja e kurimit varet nga shkalla e sëmundjes, duke shkuar dhe deri në 1500 euro nëse do t’i duhet të marrë mjekim të specializuar dhe oksigjen.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38