Flash News

E-TJERA

200 euro drejt BE/ U kap me 56 emigrantë të paligjshëm në kamion, arrestohet shoferi në Pogradec

200 euro drejt BE/ U kap me 56 emigrantë të paligjshëm në

Është arrestuar shoferi i një kamioni në Pogradec, pasi u kap duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë, S. Q., 49 vjeç, banues në Kamëz do të bënte kalimin e emigrantëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, pasi u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 49 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shërbimet e policisë kanë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin kamion të markës “Benz”, 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

Të fundit