Flash News

E-TJERA

200 mësues në Korçë dhe Maliq pa rroga prej 9 ditësh, asnjë njoftim për vonesën

200 mësues në Korçë dhe Maliq pa rroga prej 9 ditësh,

100 mësues në Korçë dhe 80 në Maliq nuk kanë marrë ende rrogën e muajit të kaluar. Prej 9 ditësh mësuesit kanë pritur që lekët të derdhen në llogaritë e tyre bankare, por deri tani kjo nuk ka ndodhur.

Kreu i Sindikatës së Arsimtarëve të Korçës, Leonard Trebicka, ka thënë se kjo situatë është e paprecedentë pasi pagat nuk mund të vonohen pa asnjë njoftim. Ai ka thënë se edhe sindikata është njoftuar me vonesë.

Sipas Trebickës, mësuesit kanë frikë të ngrenë zërin dhe të denoncojnë në media. Nga komunikimet që ka pasur sindikata, Trebicka thotë se lekët pritet të hidhen shumë shpejt në llogaritë e mësuesve.

Deri tani nuk dihet nëse shkaku i vonesës lidhet me rritjen a pagës apo nëse Ministria e Financave nuk ka lekë.

Të fundit