Flash News

E-TJERA

“2021 do jetë vit i vështirë për të korruptuarit”, Yuri Kim: Ka vendosmëri për t’i dhënë fund mosndëshkimit

“2021 do jetë vit i vështirë për të
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një mesazh mbështetjeje në 1-vjetorin e ngritjes së SPAK-ut.

Ajo thotë se drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka konfirmuar se institucioni është i vendosur për t’i dhënë fund mosndëshkimit.

“Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Arben Kraja  iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021”, thuhet në reagimin e saj në Twitter.

Më herët kreu i SPAK, Arben Kraja është shprehur për “31 minuta” se nuk ka më persona të paprekshëm përballë ligjit qofshin politikan, zyrtarë të lartë apo kriminelë të çdo rangu. Kraja tha se 2021 do jetë vit i vështirë për të korruptuarit pasi ka marrë fund koha e të paprekshmëve, shumë zyrtarë të lidhur me grupet kriminale.

Të fundit