Flash News

E-TJERA

"2021 nisi me çështje të mëdha", Yuri Kim pas takimit me Krajën dhe Hajnajn: SPAK, i vendosur për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë

"2021 nisi me çështje të mëdha", Yuri Kim pas

Ambasada amerikane ka zbardhur detaje nga takimi i zhvilluar pasditen e sotme mes ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim me drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja në Gjykatës e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane njofton se në fokus të diskutimit kanë qenë rezultatet e suksesshme të SPAK dhe sfidat me të cilat ata po përballen në vitin e tyre të parë.

"Shtetet e Bashkuara mbështesin rolin e rëndësishëm që SPAK ka në zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi. Zhvillimi i vërtetë po ndodh. SPAK e nisi vitin 2021 me rezultate të vërteta nga çështje të mëdha." thuhet në postimin e ambasadës.

Bëhet me dije se kreu i SPAK, Kraja dhe drejtuesja e BKH-së, Hajnaj i kanë rikonfirmuar diplomates amerikane se puna po vijon intensivisht në SPAK.

"Pavarësisht sfidave dhe sulmeve, SPAK është përqendruar për të treguar se askush nuk është mbi ligjin. Ata vazhdojnë të hetojnë krime të ndryshme, të organizuara e të mëdha, korrupsionin dhe krimet zgjedhore, dhe janë të vendosur për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin!" thuhet më tej në postimin e ambasadës.

Ndërsa në një postim në Twitter, ambasadorja Yuri Kim shkruan: "2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtorin Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin. Qoftë për korrupsion, krim të organizuar, apo zgjedhje, koha e pandëshkueshmërisë po mbaron”

Të fundit