Flash News

E-TJERA

2021-shi kufizoi udhëtimet, Eurocontrol: Shqipëria me 2 mijë fluturime të anuluara

2021-shi kufizoi udhëtimet, Eurocontrol: Shqipëria me 2 mijë

Shqipëria ka pësuar një rënie me 8% të fluturimeve përgjatë vitit 2021. Drejtori i Përgjithshëm i Eurocontrol, agjencia evropiane për sigurinë e fluturimeve, Eamonn Brennan, ka bërë publike statistikat e fundit lidhur me fluturimet për vitin 2021.

Në një postim në Twitter, Brennan shkruan se viti 2021 shënoi një gamë të madhe humbjesh të fluturimeve krahasuar me vitin 2019. Krahasuar me të njëjtën periudhë, Shqipëria humbi 2.000 fluturime, e ndjekur nga katër vende të tjera (Bosnje-Hercegovina, Armenia, Ukraina dhe Greqia) të gjitha poshtë nën 30%.           

     

Humbjen më të madhe për të dytin vit radhazi e shënoi Mbretëria e Bashkuar, e cila qëndron në krye të listët me afro 1.3 milionë fluturime të humbura,e përllogaritur kjo në -62%. Më pas vjen Gjermania (-1.0 milion fluturime), Spanja (-742,000 fluturime), pastaj Franca (-654,000 fluturime) dhe Italia (-616,000 fluturime).

Në kulmin e sezonit të verës, disa vende iu afruan shumë 2019-ës nivelet, veçanërisht Greqia, ku nivelet e fluturimeve arritën në 94% të trafikut para pandemisë gjatë muajit gusht.

Të fundit