Flash News

E-TJERA

2022-shi nisi me aksidente/ Në tre ditë u regjistruan 14 të plagosur dhe një viktimë

2022-shi nisi me aksidente/ Në tre ditë u regjistruan 14 të

Viti 2022 ka shënuar edhe një bilanc të lartë aksidentesh vetëm në tre ditët e para të tij, ku u regjistruan 9 aksidente rrugore me 14 të plagosur dhe një viktimë.

Një ditë më parë, një aksident në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, i mori jetën një 30-vjeçari që u bë viktima e parë nga aksidentet rrugore për 2022-shin. Mjeti tip “Volkswagen Passat” ka dalë nga rruga duke lënë të plagosur edhe tre të tjerë, A. H, D. H, dhe P. H, nga 21 në 27 vjeç.

Aksidenti i parë u shënua më 1 janar në Elbasan. Një automjet përplasi në aksin Gostimë-Mollas një 15-vjeçar, i cili pësoi dëmtime të lehta.

Më 2 janar, u regjistruan 5 aksidente rrugore, ku mbetën të plagosur 8 qytetarë. Në fshatin Rrilë të Lezhës, një mjet doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Për pasojë u plagos drejtuesi i mjetit.

Në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, tre automjete u përfshinë në aksident duke lënë të plagosur një nga pasagjerët e mjeteve. Pas përplasjes së mjeteve, në kryqëzimin e Savrës mbetën të plagosur tre persona.

Tjetër aksident u regjistrua në aksin Vlorë-Fier, ku tre mjete u përfshinë ë aksident dhe mbeti e plagosur një grua.

Një 40-vjeçar në Sarandë humbi kontrollin e mjetit doli nga rruga. Nga aksidenti mbetën të plagosura, bashkëshortja dhe vajta e tij 5-vjeçare. Ndërsa në 3 janar, dy aksidente njëra pas tjetrës ndodhën në Bulqizë, për shkak të ngricave në rrugë.

Të fundit