Flash News

E-TJERA

“21 Dhjetori”, zona me ndotjen më të lartë akustike në Tiranë

“21 Dhjetori”, zona me ndotjen më të lartë akustike

Ndotja akustike në Shqipëri është mbi normat e lejuara. Matjet e fundit të bëra nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit tregojnë se zona me ndotjen më të lartë akustike në kryeqytet është 21 Dhjetori.

“21 Dhjetori mbetet zona më e zhurmshme gjatë ditës jo vetëm e Tiranës, por e gjithë Shqipërisë. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për vitin 2022 këtu niveli i zhurmave ditën e tejkaloi me 25% standardin e OBSH dhe ligjit shqiptar”, pohon AKM.

Në rang vendi Shkodra dhe Tirana janë dy qytetet më të zhurmshme. Shkodra prodhon ndotjen më të lartë akustike ditën, ndërsa Tirana gjatë natës. Qytetet më të qeta rezultojnë Kukësi dhe Berati.

“Nga monitorimi i zhurmave urbane për vitin 2022 rezulton se në qytetin e Kukësit nuk kemi tejkalim të nivelit të zhurmave ditën dhe natën. Në qytetin e Beratit nuk kemi tejkalim të normës natën”, njoftoi AKM-ja.

Të fundit