Flash News

E-TJERA

'21 janari'/ Berisha: S’më ka ardhur asnjë fletëthirrje, reagon SPAK: Janë dërguar dy urdhra me postë dhe e-mail

'21 janari'/ Berisha: S’më ka ardhur asnjë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, sqaroi sërish sot në një dalje për mediat se pse nuk u paraqit sot në SPAK për çështjen e “21 Janarit”.

Ai tha se ai nuk ka marrë asnjë fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK, teksa tha se nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur ai do të paraqitej. Sipas Berishës," nëse thirrjen e ka marrë Taulanti me 5 mbiemra, (Taulant Balla) kjo fakton lojën e turpshme të Altin Dumanit ". 

"Unë kam, fatmirësisht tek pallati njerëz që marrin postën me firmë.
Të nxjerrin firmën.
Unë kam njerëz në seli.
A e kanë nisur në tre vende?
Atëherë pse del se vetëm në parlamentin e Taulantit e paskan marrë?
Shiko çfarë veglash të shpifura, të turpshme...
...Unë respektoj ligjin. Unë nuk merrem me trillime, nuk merrem me manipulime, nuk merrem me propagandë banale, unë respektoj ligjin.
Unë respektoj ligjin.
Ata të cilët hyjnë në lojëra politike, ata janë njerz të pafytyrë që nuk kanë moral, që nuk kanë ligj, të cilët shkelmojnë mbi institucionin kushtetues të Skapit të partisë, tregojnë se janë vegla të verbra.
Atë pyetje nuk mund ta bësh ti.
Pse ti nga mediat... jo, unë nuk mund të marr njoftim.
Institucionet e një shteti nuk funksionojnë me mediat. Se mediat çdo ditë mund të japin një lajm, po ti nuk ke asnjë obligim.
Obligim ti ke kur ty të dorëzojë siç përcakton ligji.
Ligji përcakton njoftimin.
Kurse ajo që thua ti, parlamenti, ajo tregon një lojë të turpshme të tyre.
Pra, selia nuk e ka marrë, pallati nuk e ka marrë, ka njerëz aty, të thotë postieri cili ia refuzoi.
E ka marrë Taulanti me 5 mbiemra, çka fakton lojën e turpshme të Altin Troplinit, i cili në turpe të tilla që asnjë ordiner nuk ia lejon vetes. Kaq banale!", tha Berisha.

Sakaq, gjatë deklaratës për Media të Berishës, reagoi SPAK dhe sqaroi se deri tani i janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare dhe emailit. 

Reagimi i SPAK

Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).

Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:

“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.

Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Përmes shkresës  është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:

[email protected], më datë 10.11.2025.

Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Të fundit