Flash News

E-TJERA

‘21 janari’, Meta: 4 protestuesit i ka vrarë Edi Rama dhe Lulzim Basha

‘21 janari’, Meta: 4 protestuesit i ka vrarë Edi Rama dhe

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar.

I ftuar në emisionin Noë, Meta tha se është informuar paraprakisht që në protestën e paralajmëruar të 21 janarit do të kryheshin vrasje.

Në mëngjes më bie zilja te shtëpia ku rrija në Bllok. Vjen lajmi nga miqtë e mi të vjetër, nga jashtë. Më thotë vlerësoje këtë situatë se planifikohet se do të bëhen vrasje”, u shpreh Meta.

Meta tha se pas marrjes së këtij informacioni, lajmëroi Berishën se Rama dhe Basha kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.

“Shkova te Berisha dhe i thashë se duhet t’i kërkojmë prokurorisë ta ndjekim këtë çështje sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë”, tha Meta.

 

Të fundit