Flash News

E-TJERA

21 kamionë me misër me aflatoksinë, Panariti: Shumë e rrezikshme, mund të transmetohet nga kafsha te njeriu

21 kamionë me misër me aflatoksinë, Panariti: Shumë e

Prej disa ditësh, 21 kamionë të ngarkuar me 520 ton misër nga Serbia qëndrojnë të bllokuar në pikën doganore të Hanit të Hotit në Shkodër, pas zbulimit të pranisë së aflatoksinës B1 – një substancë toksike dhe kancerogjene.

Ky misër ishte i destinuar për përdorim në bujqësi dhe blegtori, por analizat e kryera kanë ngritur alarmin për rrezikshmëri të lartë.

Për këtë situatë i ftuar në Report tv ishte ish-ministri i Buqësisë Edmond Panariti.  Ai theksoi se ky ishte një lajm mjaft i mirë pasi aflatoksina B1 është një lëndë mjaft e rrezikshme, një kancerogjen i fortë ashtu si arseniku.

“Është një lajm shumë i mirë që arrijmë të bllokojmë një sasi kaq të madhe misri i destinuar për bujqësinë, sepse aflatoksina B1 është një lëndë shumë e rrezikshme, nuk ka të krahasuar me ndotjet, pesticidet apo salmonelës. Aflatoksina është një produkt i mykyt, që krijohet në mjediset pa dritë dhe lagështirë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  dhe ajo mbi kërkimet shkencore për kancerin e klasifikojnë si një kanceroregjen shumë të rrezikshmëm ashtu si arseniku. Megjithatë duhet bërë se sa ngarkesa kanë hyrë në vend dhe ku kanë shkuar, kush biznese e kanë përdorur për blegtorinë apo pularinë”, tha Panariti.

Më tej ai theksoi se kjo lëndë transmentohet te njeriu përmes produkteve që konsumojmë, mes tyre mishi apo qumështi.

“Përmes ushqimit të blegtorisë kalon në qumësht, mish – na dëmton edhe ne, sepse jemi konsumatorë të këtyre produkteve. Aflatoksina B1 Është një shtypës i imunitetit, moshat e treta apo fëmijët janë grupe me rrezik të lartë. AKU duhet të dalë në një konferencë për shtyp dhe të publikojë përgjigjet e analizave,sepse nuk mund të rrezikojmë shëndetin e fëmijëve dhe të prindërve tanë nga prania e toksinave të tilla. Ato nuk shkatërrohen nga proceset e përpunimit termik, ndryshe ndodh me salmonelën në 60 gradë shkatërrohet”, tha ai.

Të fundit