Flash News

E-TJERA

21-vjeçari anglez bie nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi, dyshimet e para të policisë

21-vjeçari anglez bie nga kati i tretë i hotelit në
Foto ilustruese

Një i ri ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në zonën e Dhërmiut.

Sipas të dhënave të para nga policia, 21-vjeçari me shtetësi angleze dyshohet se ka qenë i dehur në momentin kur ka rënë. Policia sqaron se i riu anglez ndodhet në spitalin e Himarës në kujdesin mjekësor.   

“Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur. Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

 

Të fundit