All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

21-vjeçari në Lezhë rrëzohet nga tarraca, niset me urgjencë drejt Traumës

All - Paragraf - 1

21-vjeçari në Lezhë rrëzohet nga tarraca, niset me

Një 21-vjeçar u rrëzua aksidentalisht nga tarraca e biznesit në Lezhë.

All - Paragraf - 3

I riu është dërguar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Të fundit