Flash News

E-TJERA

21-vjeçari shqiptar bie nga 20 metra lartësi në Kroaci dhe ndërron jetë, punonte në ndërtim

21-vjeçari shqiptar bie nga 20 metra lartësi në Kroaci dhe
foto ilustruese

Një 21-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë teksa ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash. Mësohet se i riu punonte në një kompani ndërtimi në Zagreb dhe ka rënë nga lartësia, pikërisht gjatë kohës që ka qenë duke punuar.

Policia kroate ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar. Identiteti i djalit shqiptar nuk është bërë ende me dije, por thuhet se ai ka rënë nga një lartësi e madhe prej 20 metrash duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.

Mediat kroate kanë dhënë detaje të pakta por bëjnë me dije se i riu shqiptar punonte për një kompani ndërtimi me qendër në kryeqytetin Zagreb. Shkalla ku ai qëndronte është shkëputur dhe 21 vjeçari ka rënë nga 20 metra lartësi, mbi një shesh betoni.

Lartësia e madhe ka bërë që ai të marrë plagë të shumta dhe të ndërrojë jetë në vend.

 

Të fundit