Flash News

E-TJERA

21 zyrtarë 'të djegur’ në pak vite, ISP: Sistemi i karrierës në politikë dhe administratë me dy standarde

21 zyrtarë 'të djegur’ në pak vite, ISP: Sistemi i

Dekriminalizimi dhe standardet e integritetit mbeten sfidë për Shqipërinë. Kështu thotë Instituti i Studimeve Politike, duke nënvizuar se ky nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe jetike për demokracinë.

Përmes një raporti, ISP bën të ditur se sistemi i karrierës në politikë, por edhe në administratën publike dhe në institucionet kushtetuese apo të krijuara me ligj vijon të jetë problematik, klientelist, pa verifikime paraprake dhe meritokracie.

Më tej nënvizohet se bartësit kryesor të karrierës politike dhe përgjegjëse publike, vijojnë të aplikojnë standarde të dyfishta ndaj dekriminalizimit dhe integritetit, kritike për tjetrin, refuzuese të përgjegjësisë për veten.

Gjatë viteve të fundit thuhet në këtë raport të Institutit të Studimeve Politike, më shumë se 21 deputetë, kryetarë bashkie, gjyqtarë të lartë apo funksionarë të tjerë të lartë kanë humbur mandatet për shkak të dekriminalizimit, për shkak të proceseve gjyqësore kundër tyre për korrupsion apo për shkak të përfshirjes në skandale të ndryshme. Disa zyrtarë të tjerë të lartë vijojnë të jenë nën hetim.

 

Të fundit