Flash News

E-TJERA

22 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit, sa pacientë ka te Infektivi dhe sa të infektuar aktivë ka gjithsej

22 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit, sa pacientë

22 raste të reja, asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal dhe nga një rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku 9 prej tyre po marrin trajtim spitalor të specializuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total në vendin tonë: 132,875 raste me Covid, 2,456 humbje jete dhe 130,139 të shëruar.

Vlen të theksohet se sot Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se varianti "Delta" i virusit Covid-19 po qarkullon në vendin tonë.

Statistika (25 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        22
Të shëruar në 24 orë     14
Të shtruar në spitale      9
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                4078
Testime totale             879,340
Raste pozitive             132,875
Raste të shëruara       130,139
Raste Aktive                       280
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              98
Elbasan            30
Kukës                29
Vlorë                26
Lezhë               26
Durrës              18
Shkodër           17
Fier                   14
Berat               13
Korçë                6
Gjirokastër        3

Të fundit