Flash News

E-TJERA

22-vjeçari përplas me motor 11-vjeçaren në Vlorë, të dy në spital

22-vjeçari përplas me motor 11-vjeçaren në Vlorë,

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Sipas policisë, një 22 vjeçar përplasi me motor një shtetase të mitur. Për pasojë kanë mbetur të dy të lënduar dhe ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur “Xhamia”, shtetasi H. B., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Niponia”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, rreth 11 vjeçe, si pasojë kanë ngelur të dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit