Flash News

E-TJERA

22-vjeçari shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të bashkatdhetarit në Londër

22-vjeçari shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm

Një përleshje mes dy bashkatdhetarëve shqiptarë përfundoi në një tragjedi më 4 shkurt të këtij viti në zonën e Southgate-it, verilindje të Londrës. Kozma Papa, 22 vjeç, vrau me thikë Bledi Petraj, 37 vjeç, pas një konflikti të nisur më herët në një kafene.


Sipas të dhënave të bëra publike gjatë procesit gjyqësor, 45 minuta pas zënkës fillestare, të dy u takuan sërish në një zonë tjetër të Londrës, secili i armatosur me thika të mëdha. Gjatë përballjes, viktima humbi kontrollin e thikës së tij, të cilën më pas e mori Kozma Papa. Prokuroria tha se, pasi Petraj kishte rënë në tokë, Papa e goditi 13 herë në mënyrë të pamëshirshme.


Bledi Petraj u gjet i gjallë nga ekipet e emergjencës, por humbi jetën disa orë më vonë në spital për shkak të plagëve të rënda.


Autoritetet britanike arrestuan Kozma Papën teksa po përpiqej të largohej nga Londra me makinë. Gjatë arrestimit, ai pranoi krimin e kryer. Për këtë akt të rëndë, Kozma Papa është dënuar me burgim të përjetshëm.


Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të thellë në komunitetin shqiptar në Britani, ndërsa autoritetet vijojnë të apelojnë për shmangien e dhunës dhe përdorimit të armëve të ftohta.

Të fundit