Flash News

E-TJERA

Durrës/ Shoferja 22-vjeçare përplaset me pemën dhe mjetin e parkuar, shkak shpejtësia e lartë

Durrës/ Shoferja 22-vjeçare përplaset me pemën dhe mjetin

Një aksident ka ndodhur në lagjen 5, te “Rruga e Dëshmorëve” në Durrës.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë  shpejtësia tej normave te lejuara. Drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin pas kalimit të rrethrrotullimit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë, automjeti është përplasur me një pemë, një automjet te parkuar dhe një biznes në afërsi, duke përfunduar në hyrjen e një pallati.

22-vjeçarja, është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit