Flash News

E-TJERA

24 mijë kandidatë për 61 bashki, politologu: Listat janë fiktive, 18 anëtarë nga një familje e vetme

24 mijë kandidatë për 61 bashki, politologu: Listat janë

24 mijë kandidatë do të përfaqësojnë partitë politike në 61 bashki të vendit në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Politologu Afrin Krasniqi ka thënë për A2 CNN se ky numër i lartë kandidatësh nuk është tregues demokacie, pasi sipas tij në një hulumtin të bërë, rezulton se pjesa më e madhe e kandidaturave janë fiktive.

“Një numër partish që nuk ekzistojnë, që nuk kanë as struktura, figurojnë që kanë konkurruar në nivel kombëtar në një numër të madh të bashkive, dhe kur shikojmë përbërjen, ata kanë gjetur anëtar të një fisi të caktuar. Ka bashki ku një parti ka 18 anëtar të një familje si kandidat për këshillin bashkiak”, tha Krasniqi.

Sipas politologut, partitë politike izgjedhin kandidatura fiktive kryesisht për përfitime ekonomike.

“Aty diskutohet fisi që të gjej një parti, të dërgoj një njeri në Këshillin bashkiak që të përfitojë ato privilegje që nga lejet e ndërtimit deri tek ndihma sociale. Ka aspekt financiar sepse përmes votës dhe shitblerjes së mandatit, kthehet në një lloje marrëveshje të tregtimit të votave në nivelet politike, në nivelet të larta”, shtoi Krasniqi.

Të fundit