Flash News

E-TJERA

24 orë nga atentati i trefishtë në Fushë-Krujë, gjendet një tjetër makinë e djegur në Ahmetaq

24 orë nga atentati i trefishtë në Fushë-Krujë, gjendet
Foto Ilustruese

Një ditë pas atentatit të trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, është gjetur një tjetër makinë e djegur e tipit “Volswagen” në afërsi të fshatit Ahmetaq.

Policia njofton se mjeti është gjetur në orët e para të mëngjesit, ndërsa nuk jep më shumë detaje.

"Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volksëagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Kujtojmë se dje nga atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës mbetën të vdekur Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Të fundit