Flash News

E-TJERA

24 tonë misër me alfatoksinë, AKU kallëzon në Prokurori subjektin tregtar

24 tonë misër me alfatoksinë, AKU kallëzon në Prokurori

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër ka kallëzuar në Prokurori subjektin tregtar “Modi” sh.p.k i cili importon misër nga Serbia.

Në magazinat e subjektit në Shkodër u gjetën dhe u bllokuan 24 tonë misër rifuxho, që rezultoi me sasi tej normave të lejuara të alfatoksinës B1. Subjekti, sipas kallëzimit të AKU-së, akuzohet për “Mashtrim me produktet ushqimore”.

Subjekti akuzohet se pasi i është bërë bllokimi i produktit nga drejtoria vendore e AKU-së, ka tentuar sërish të prekë mallin e bllokuar.

Të fundit