Flash News

E-TJERA

24-vjeçari i vjedh paratë dhe plagos me thikë taksistin në Tiranë

24-vjeçari i vjedh paratë dhe plagos me thikë taksistin në

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka plagosur me thikë një taksist tek ‘Rruga e Kavajës’.

Sipas policisë, 24-vjeçari i ka vjedhur me dhunë paratë dhe më pas e ka goditur me thikë duke e lënë 54-vjeçarin të plagosurit. Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e djeshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Rrugën e Kavajës, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë një shumë parash, goditur me mjet prerës, taksistin me të cilin udhëtonte, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i ndjekjes së menjëhershme, në rrugën “Sandër Prosi”, është kapur nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasi G. M., 24 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, orët e para të ditës së djeshme, ka hipur në një taksi në rrugën “Ibrahim Rugova”, dhe gjatë udhëtimit, ka goditur me mjet prerës shoferin e taksisë, shtetasin M. K., 57 vjeç, duke i vjedhur atij një shumë parash, dhe më pas është larguar. Si pasojë 57-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Të fundit