Flash News

E-TJERA

24-vjeçari nga Lezha rrihet keq nga partnerja 3 vite më e madhe, përfundon në spital

24-vjeçari nga Lezha rrihet keq nga partnerja 3 vite më e madhe,

Një 24-vjeçar nga Lezha ka përfunduar në spital pas një sherri me partneren e tij, me të cilën bashkëjetonte. Bëhet fjalët për shtetasin me iniciale A. B., banues në Tale, i cili është dhunar nga partnerja e tij, 27 vjeçare nga Sukthi i Durrësit, me inicialet B. P.

Sipas burimeve zyrtare, 24-vjeçari ka shkuar në spital, pasi partnerja e tij, tre vite më e madhe se ai, e ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime. Policia e Lezhës njofton se ka vënë në pranga të renë me inicialet B. P., pas ngjarjes.

Mësohet se dy të rinjtë u njohën në rrjetin social ‘Tik Tok” dhe vendosën të jetonin bashkë. Vajza sapo kishte ardhur nga Italia, por pas tre ditësh bashkëjetesë, djali i ka kërkuar që të ndahen dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga vajza, dhe e gjitha ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit