Flash News

E-TJERA

25 mijë euro për të korruptuar gjyqtarin, GJKKO lë në “arrest shtëpie” avokatin

25 mijë euro për të korruptuar gjyqtarin, GJKKO lë në

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për avokatin Petraq Semani i cili akuzohet se mori 25 mijë euro ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarët që të lehtësonin dënimin e një prej të arrestuarve për plagosje të rëndë.

Njoftimi i GJKKO:

Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Petraq Semani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021), të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, e caktuar me vendimin Nr. 15, datë 18.02.2024 të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Të fundit