Flash News

E-TJERA

25 prilli, KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në qarkun Kukës: PD mori 62.27% të votave

25 prilli, KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në qarkun Kukës: PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Kukësit.

Në mbledhjen e mbajtur këtë të shtunë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se në këtë qark nga 3 deputetë përfaqësues, 2 janë nga PD dhe një nga PS-ja.

Sipas KQZ, në qarkun e Kukësit votuan 40 894 zgjedhës, ku vota të pavlefshme dolën 2 188. PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %, ndërsa në mbledhjen e KQZ nuk pati asnjë kundërshtim nga përfaqësuesit e partive politike për rezultatin.

Nga PD në Kukës e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj ndërsa nga PS Genta Duraku.

 

Të fundit