Flash News

E-TJERA

25 prilli, KQZ nis të premten verifikimin e kutive të votimit

25 prilli, KQZ nis të premten verifikimin e kutive të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi ditën e sotme shortin, ku përzgjodhi 10% të Qendrave të Votimit të Zgjedhjeve të 25 prillit, që do t'i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor.

Shqyrtimi i fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore do të fillojë ditën e premte me Korçën, Durrësin, Kukësin dhe Shkodrën.

“Këqyrja paszgjedhore e fletëve të votimit & materialeve zgjedhore për këto QV do të fillojë në KQZ, ditën e Premte, ora 12:00”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Kjo e fundit vendosi disa ditë më parë që të hapë kutite e votimit nga zgjedhjet e 25 prillit për t'i verifikuar, nëse komisionerët kanë gabuar gjatë numërimit dhe nëse në kuti ka fletë me probleme.

Të fundit