Flash News

E-TJERA

25 Prilli/ Nga Xhafaj te Kodheli, si u përmbys lista e PS. Rama i la në 'zonë të kuqe', në shtator rikthehen në Kuvend

25 Prilli/ Nga Xhafaj te Kodheli, si u përmbys lista e PS. Rama i la

Partia Socialiste ‘surprizoi’ në zgjedhjet e 25 Prillit. Nga listat e kandidatëve për deputet deri te listat e fituesve më 25 Prill, shumë emra të njohur të socialistëve u renditën në zonën e kuqe të listës. Thënë ndryshe, Rama ‘përmbysi’ listat për të larguar emrat e vjetër të politikës e për të sjellë risi.

Pandeli Majko u rendit i 19-ti në listë, me 8.780 vota të siguruara. Ai nuk arriti dot të thyente herësin zgjedhor për të kapërcyer “vijën e kuqe të rrezikut” duke u skualifikuar nga lista e deputetëve. Mimi Kodheli siguroi 5.597 vota, por nuk arriti të kalonte pragun për të siguruar mandati e deputetes duke u renditur e 21-ta në listë.

25 Prilli/ Nga Xhafaj te Kodheli, si u përmbys lista e PS. Rama i la

Për Fatmir Xhafajn fitorja e mandatit u sigurua nga votat preferenciale. Me 16.738 vota të siguruara Xhafaj ‘përjashtoi’ Ervin Bushatin të cilin Rama e renditi në vendin e tretë të listës në zonë të sigurt.

I bujshëm ishte largimi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili deklaroi se nuk do ta pranonte mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Emri më i lakuar në mesin e kandidatëve socialist fitues për deputet është shefja e pavionit infektiv Najada Çomo. Çomo siguroi mandatin e deputetes duke u renditur e dyta me 1.583 vota, gjë që u pa me skepticizëm dhe ngjalli polemika.

25 Prilli/ Nga Xhafaj te Kodheli, si u përmbys lista e PS. Rama i la

Çomo, e cila kryesoi listat fituese në Tiranë, u vlerësua të përdorej nga kryeministri Rama si pjesë e propagandës për të vënë në dukje suksesin e qeverisë “Rama” në luftën me pandeminë e Covid-19. Pjesëmarrja e saj në garën e 25 Prillit u pa si vijim i rrugës së propagandës, por kësaj here me këmishën e një deputeteje.

Rama la jashtë parlamentit të ri, Kodhelin e cila kishte thuajse 4-fishin e votave të Çomos.

Vetëm pak ditë nga shpallja e qeverisë së re, Najada Çomo dorëzoi mandatin e deputetit. Largimi i saj u njoftua nga vetë kryeministri Rama me arsyen “për t’iu përkushtuar luftës me virusin në Spitalin Infektiv kur varianti Delta nisi të rimbushë shtretërit.

Dorëzimi i mandatit të deputetes nga Najada Çomo, risolli në vendin e 21-të të listave fituese të 25 Prillit, si kryesuese. Mimi Kodheli rikthehet në PS për të zëvendësuar shefen e Infektivit. Atë që Rama nuk e bëri 5 muaj më parë me vullnet të plotë, ‘e detyroi’ Çomo me dezertimin nga radhët e socialistëve.

Të fundit