Flash News

E-TJERA

25 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit, sa pacientë ka te Infektivi dhe sa të infektuar aktivë ka gjithsej

25 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit, sa pacientë

25 raste të reja, asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, nga një rast në Kurbin dhe Mirditë.

Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku 8 prej tyre po marrin trajtim spitalor të specializuar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total; 132,853 raste pozitive me Covid, 130,125 të shëruar dhe 2,456 humbje jete në vendin tonë.

Statistika (24 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      25
Të shëruar në 24 orë     7
Të shtruar në spitale      8
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                4063
Testime totale             875,262
Raste pozitive             132,853
Raste të shëruara       130,125
Raste Aktive                       272
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              103
Vlorë                26
Elbasan            26
Kukës                25
Durrës              22
Lezhë               21
Shkodër           17
Fier                   14
Berat               11
Korçë                6
Gjirokastër        1

Të fundit