Flash News

E-TJERA

25 vjetori i çlirimit të Kosovës, Kurti “lë jashtë” axhendës Ramën, e pret vetëm Osmani

25 vjetori i çlirimit të Kosovës, Kurti “lë

Kosova feston sot 25 vjetorin e çlirimit, dita kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.

Në kuadër të kremtimeve, kryeministri Edi Rama ka vizituar Kosovën ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Në axhendën e kryeministrit, është parashikuar takim me kryetarin i Komunës së Prishtinës Përparim Rama. Po ashtu, Edi Rama do t’i bashkohet edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe ish-kryeministri italian Massimo d’Alema.

Mirëpo, bie në sy mungesa e një takimi mes Ramës dhe Kurtit.

Kryeministri i Kosovës ka parashikuar një axhendë të ngjeshur, por nuk ka përfshirë asnjë takim me Ramën.

Marrëdhënia mes dy homologëve shqiptarë vijon të mbetet e acaruar, edhe pse shpesh janë shfaqur në aktivitete të përbashkëta, por të distancuar nga njëri-tjetri. Shkak është bërë nisma “Open Balkan” që Rama e nisi me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit