Flash News

E-TJERA

26 ditë të ngujuara, gratë naftëtare i japin fund grevës së urisë; pritet takimi me Ramën: Momenti për një fitore të re!

26 ditë të ngujuara, gratë naftëtare i japin fund
Në foto: Gratë naftëtare dalin nga greva

Me këto brohoritje gratë naftëtare i kanë dhënë fund pas 26 ditësh grevës së urisë. Ato janë kthyer në shtëpi, në pritje të takimit me Ramën.

Kryeministri pritet të shkojë vetë në Ballsh, ndërsa rreth orës 18:00 të pasdites është planifikuar të zhvillohet një takim me një përfaqësi e tyre, me qëllim që t’i japin problemit zgjidhje përfundimtare.

“Sakrifikuam 26 ditë për të drejtën tonë. Momenti që të dalim nga greva për një fitore të re. Dalim nga greva që të dialogojmë me Ramën. Do të shkojmë për negociata me kryeministrin Rama. Kërkojmë një zgjidhje, besojmë tek Rama. Po u zhgënjyem prapë do të ketë hapa të tjerë”, kanë thënë naftëtarët.

Ndërkaq, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, e ka përshëndetur vendimine për e grave naftëtare për daljen nga greva, duke shtuar se do të diskutojnë me kryeministrin për çështje konkrete dhe se naftëtarët nuk kanë nevojë për premtime boshe.

"Naftëtarët nuk kanë nevoje për premtime boshe jemi ketu në sheshin e rafinerisë dhe dy kërkesat tona qe kanë qënë të pa negociushme kanë qënë marrja e këtyre lekëve që shprehen qartë me vendim gjyqi sepse janë falur dhe toleruar nga palët që kanë bërë kontratat prej 4 vitesh këto do të ishin lekë në buxhetin e cilësdo familjes së naftetarëve pasi duhet dhe ja adresoj dhe këtë zotit Kryeministër asnjeri nga naftëtarër nuk është toleruar që tek derdhja e taksave tekdritat, tek ujit te të gjitha detyrimet këta naftëtarë kanë familje për të ushqyer kanë fëmijë për të cuar në shkollë kshu që gjithë këto detyrime borxhe që këta kanë marre janë për tu shlyer ndaj themi urojmë që takimi të përmbyllet me sukses ne marrjen e te ardhurave financiare që keta kolege kanë  parashtruar në kërkesat e tyre", tha Dautaj.

Kujtojmë se, naftetarët kërkojnë që të zbatohet vendimi i gjykatës për marrjen e pagave të prapambetura e më pas të vijojnë bisedimet për vazhdimësinë e punës në uzinë.

Të fundit