Flash News

E-TJERA

2.6 ton drogë në kamionin me targa shqiptare në Malin e Zi, reagon Policia e Shtetit: Ishte ngarkuar në Greqi  

 

Policia e Shtetit ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me lajmin e publikuar fillimisht nga mediat e Malit të Zi se në një kamion me targa shqiptare dhe shofer shqiptar janë kapur 2.6 ton lëndë narkotike.

Sipas Policisë, kamioni ishte ngarkuar me fruta-perime në shtetin grek dhe kishte hyrë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, tranzit për në vendet e BE-së.

“Mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar Hani i Hotit (Bozaj), shërbimet policore dhe ato doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të një kamioni tranzit, kanë gjetur të fshehur brenda ngarkesës me fruta-perime, një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar marijuanë.

Kamioni që drejtohej nga shtetasi E. C. ishte ngarkuar me fruta-perime në shtetin grek dhe kishte hyrë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, tranzit për në vendet e BE-së.

Policia e Shtetit, pas shkëmbimit të informacioneve paraprake me homologët malazezë, ka dërguar në Malin e Zi, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve, me qëllim kryerjen e hetimeve të përbashkëta dhe përcaktimin e origjinës se nga është marrë lënda narkotike”, sqaron policia paraprakisht.

Të fundit