Flash News

E-TJERA

267 ushtarë amerikanë në Rinas për stërvitjen Defender 2021, Kim: Stërvitja sjell rritje ekonomike

267 ushtarë amerikanë në Rinas për stërvitjen Defender

Mbërrijnë në Rinas 267 ushtarë të Forcave Amerikane, si pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 21”.

Trupa e Ushtrisë Amerikane janë pjesë e 28 mijë trupave shumëkombëshe që do të vijnë në vendin tonë deri më 20 qershor 2021 kur përfundon stërvitja.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se stërvitja ‘Defender 21’ ka sjellë punësim dhe ndikim në ekonominë lokale.

“Është një ditë emocionuese. Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon.

Shqipëria është mikritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit. Kjo është historike. Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektimi në ekonominë.

SHBA ka shpenzuar 35 mln dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë. Ne do të kemi më shumë se 6000 ushtarë amerikanë këtu, jo të gjithë njëherësh por herë pas herë”, tha ambasadorja Kim.

Stërvitja “Defender Europe 2021” ka nisur që në 26 prill e do zgjasë deri në 20 qershor në territorin e Shqipërisë.

Në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake.  

Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

 

 

 

Të fundit