Flash News

E-TJERA

27-vjeçari shqiptar kapet në Londër me 8 kg kokainë dhe mbi 200 mijë paund

27-vjeçari shqiptar kapet në Londër me 8 kg kokainë dhe

Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Angli pasi është kapur me lëndë narkotike në një banesë në Londër.

Oficerët nga Partneriteti i Krimit të Organizuar ndaluan 27-vjeçarin Gleni Goleci, teksa më pas kontrolluan automjetin që ai po drejtonte dhe gjetën dy kilogramë kokainë dhe afërsisht 50,000 £ në një vend të improvizuar si xhep në mjet.

Oficerët kontrolluan gjithashtu një banesë në Brentford dhe gjetën gjashtë kilogramë kokainë dhe afërsisht 150,000 £.

Pas arrestimit shqiptari u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit, por gjyqi u shty për në 6 shkurt.

Të fundit