Flash News

E-TJERA

27-vjeçari vritet nga miku i tij, policia zbardh krimin: Në kërkim autori dhe pesë persona të tjerë

27-vjeçari vritet nga miku i tij, policia zbardh krimin: Në
Viktima dhe autori i vrasjes

Në orët e vona të ditës së djeshme një vrasje me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari ndodhi në rrugën “5 Maji”, në Tiranë. Mehmet Qema, 27-vjeç u vra me armë zjarri nga shoku i tij, Marjus Dema 28-vjeç, pas një konflikti, por ende nuk dihen shkaqet e tij.

Në momentin kur ka ndodhur vrasja, viktima ka qenë ulur jashtë ambienteve të një lokali, në shoqërinë e 5 personave, mes tyre edhe autori i dyshuar. Pas një konflikti të ndodhur mes këtij të fundit dhe Qemës, 27-vjeçari është qëlluar me një plumb në gjoks. Ky i fundit ka ndërruar  jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Policia bën me dije se autori i krimit dhe pesë persona të tjerë janë shpallur në kërkimin. Marjus Dema akuzohet për "Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në njoftimin zyrtar thuhet se për  “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, janë shpallur në kërkim: E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç.

Të fundit