Flash News

E-TJERA

27-vjeçarja humbi betejën me Covid, reagojnë mjekët: Kishte 90% të mushkërive të prekura

27-vjeçarja humbi betejën me Covid, reagojnë mjekët:

Mjekët e spitalit rajonal të Beratit, kanë reaguar lidhur me 27-vjeçaren që u nda dje nga jeta ditën e djeshme pasi humbi betejën me Covid-19.

Mjekja infeksioniste në repartin Covid-19 të spitalit rajonal të Beratit, Etleva Vila deklaron se së resë i është dhënë ndihma e shpejtë, ku pas ekzaminimeve ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.

"Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike, ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv COVID-1 në Tiranë",  ka deklaruar mjekja Vila.

Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në repartin e Covid-19 në spitalin rajonal të Beratit. 27-vjeçarja nga Berati jetonte e punonte prej kohësh në Tiranë dhe ishte kthyer në Berat për t'ju shërbyer në shtëpi prindërve që ishin të prekur me Covid-19. Gjatë kohës që vajza u ka shërbyer prindërve është infektuar edhe vetë duke ndrruar jetë ditën e djeshme në Covid-2 në Tiranë.

Të fundit