Flash News

E-TJERA

27-vjeçarja shqiptare në SHBA vrau bashkëshortin dhe veten, vëllai i 34-vjeçarit: Pajtimi donte divorcin

27-vjeçarja shqiptare në SHBA vrau bashkëshortin dhe veten,

Sabrina Krasniqi, 27-vjeç qëlloi për vdekje me armë zjarri bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqin, 34 vjeç dhe më pas vrau dhe veten Florida të SHBA-së.

 Vëllai i 34-vjeçarit, Arben Krasniqi është shprehur se gjithçka ka ndodhur sepse Sabrina e tradhëtoi Pajtimin dhe se ajo kishte frikë divorcin pasi të merrej vesh kjo tradhti. 

"Ne pamë shumë shenja, dhe tani gjithçka ka kuptim. Por ata ishin të dashuruar dhe kurrë në një milion vjet nuk kemi menduar se diçka e tillë mund të ndodhte. Kishte pabesi nga ana e saj. Ajo erdhi në një pikë që e rëndonte faji që thjesht nuk mund ta përballonte.

Vëllai im donte divorcin dhe ajo nuk e mori lehtë. Kështu, vendosi të merrte jetën e saj dhe vendosi t'i merrte jetën vëllait tim.",është shprehur 43-vjeçari.

Të fundit