Flash News

E-TJERA

27-vjeçarja vrau veten pasi i publikuan foton me të, ç'deklaronte Altin Çoku disa ditë më parë në rrjetet sociale

27-vjeçarja vrau veten pasi i publikuan foton me të,

Altin Çoku është arrestuar sot pasi akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren Sibela Abedini, nënë e një fëmije, duke i publikuar foto intime në rrjetet sociale. 

Çoku i njohur në rrjetin social TikTok ka pranuar se foto kishte dalë nga telefoni i tij, por ishte munduar të shfajësohet duke thënë në një video “live” në Tik-Tok se fotografinë ia kishte marrë një shok nga celulari në momenti që ky ishte larguar nga tavolina për të shkuar në tualet.

Por së fundmi, një tjetër video e tij është përhapur në rrjetet sociale. Pasi e kanë vënë në vështirësi teksa i kanë përmendur se mund të përfundojë në burg, ai ka thënë se është “budalla” me letra.

“Kam letrat si i sëmurë mendor. Kam dokumentat o shok, unë jam budall, maksimumi 3 ditë burg bëj se kam letrat si i sëmurë mendor”, dëgjohet t’i thotë ai ndjekësve në rrjetin social.

 

 

Të fundit