Flash News

E-TJERA

28 nëntori bashkon Ramën dhe Metën, shfaqen pranë njëri-tjetrit në Vlorë

28 nëntori bashkon Ramën dhe Metën, shfaqen pranë

Me rastin e ditës së Pavarësisë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta, shoqëruar dhe nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, bashkë me personalitete të tjera të politikës shqiptare, janë bërë bashkë në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së flamurit.

Ndërsa të gjitha janë shfaqur me maska për shkak të pandemisë, liderët e shtetit kanë vendosur buqeta me lule në Monumentin e Pavarësisë, në sheshin e Flamurit.

Pas ceremonisë, Rama  në një prononcim të shkurtër për mediat pas ceremonisë Rama pati një urim të veçantë për Hashim Thaçin dhe ish-luftëtarët  e tjerë të UÇK.

"Në këtë ditë që është edhe dita e lindjes të komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dua të uroj festën e flamurit dhe pavarësisë Hashim Thaçit dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së që sot nuk ndodhen në shtëpitë e tyre”, u shpreh Rama.

Të fundit