Flash News

E-TJERA

28 nëntori/ Politika sërish e ndarë, Meta përshëndet Ramën, kryeministri nuk i kthen as kokën

28 nëntori/ Politika sërish e ndarë, Meta përshëndet

Shqipëria feston sot 108-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

Ndonëse aktivitetet janë anuluar për shkak të pandemisë Covid-19, ajo që ra në sy është se në politika sërish e ka celebruar këtë ditë të shënuar për historinë e shtetit shqiptar, e ndarë.

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta, shoqëruar dhe nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, bashkë me personalitete të tjera të politikës shqiptare, janë bërë bashkë në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së flamurit.

28 nëntori/ Politika sërish e ndarë, Meta përshëndet

Ndërsa të gjitha janë shfaqur me maska për shkak të pandemisë, liderët e shtetit kanë vendosur buqeta me lule në Monumentin e Pavarësisë, në sheshin e Flamurit.

Pas ceremonisë, Rama  në një prononcim të shkurtër për mediat pas ceremonisë pati një urim të veçantë për Hashim Thaçin dhe ish-luftëtarët  e tjerë të UÇK.

"Në këtë ditë që është edhe dita e lindjes të komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dua të uroj festën e flamurit dhe pavarësisë Hashim Thaçit dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së që sot nuk ndodhen në shtëpitë e tyre”, u shpreh Rama.

Nuk mungoi edhe momenti ku presidenti Ilir Meta pas përfundimit të ceremonisë përshëndeti me dorë fillimisht Ruçin dhe më pas kryeministrin Edi Rama, duke lënë mënjanë përplasjet politike në distancë. Megjithatë, siç duket edhe në video, Rama nuk i është përgjigjur, duke mos kthyer as kokën.

28 nëntori/ Politika sërish e ndarë, Meta përshëndet

Ndryshe nga krerët e lartë të shtetit, kreu i PD, Lulzim Basha bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë dhe përmendoren e Ismail Qemalit, duke nderuar themeluesit e shtetit shqiptar në 28 Nëntor 1912.

Jam i bindur se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës. Ju uroj nga zemra gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar Ditën e Flamurit”, tha Basha ndër të tjera.

28 nëntori/ Politika sërish e ndarë, Meta përshëndet

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi homazhe në varrin e Ismail Qemalit  me rastin e 108 vjetorit të pavarësisë.   

28 nëntori/ Politika sërish e ndarë, Meta përshëndet

Të fundit