All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

28-vjeçari humbi jetën në vendin e punës, KSSH: Shkak mungesa e kushteve të sigurisë teknike

All - Paragraf - 1

28-vjeçari humbi jetën në vendin e punës, KSSH: Shkak

Emiljano Frroku, 28 vjeç, ndërroi jetë pasi ra nga lartësia e një objekti ku po punonte në Shëngjin.

All - Paragraf - 3

Për ngjarjen, ka reaguar edhe KSSH e cila shkruan se Frroku mbeti viktimë e mungesës së kushteve të sigurisë teknike në punë.

KSSH kërkon nga inspektorati i punës të kontrollojë kantieret e punës në Shqipëri dhe të marrë masa urgjente.

“28 vjeçari viktimë e mungesës kushteve të sigurisë teknike në punë, Inspektoriati në drejtim të paditur!

28 vjeçari Emiljano Frroku ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga një lartësi në pallatin ku punonte në Shëngjin mëngjesin e sotëm.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë mosrrespektimi i kushteve të sigurisë teknike më punë nga ana e kompanisë ndërtimit.

KSSH së pari i shpreh ngushëllime familjes Frroku për humbjen e rëndë.

KSSH i kërkon inspektoriatit të punës të zgjohet nga gjumi dimëror dhe të ushtrojë kontrolle në mbarë kantieret e punës në Shqipëri.

Aksidentet në punë po shkaktojnë një bilanc lufte, ndaj KSSH kërkon të merren masa urgjente”, shkruan KSSH.

Të fundit