Flash News

E-TJERA

28-vjeçari vdiq teksa punonte, ra bashkë me vinçin nga kati që po ndërtohej pa leje

28-vjeçari vdiq teksa punonte, ra bashkë me vinçin nga kati

Emiliano Frroku, 28 vjeç, ndërroi jetë një ditë më parë pasi ra nga lartësia e një objekti ku punonte në Shëngjin.

Frroku ka qenë duke ngjitur vinçin në momentin që ai është shkëputur dhe ka rënë poshtë bashkë me të. Për shkak të plagëve të marra, Frroku ndërroi jetë.

Objekti ishte në ndërtim, por kati i 9 dhe i 10 po ndërtoheshin pa leje. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur ne kërkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet.

Nen hetim dhe Inspektorati Vendor i Mbrojtjes se Territorit ne Bashkinë Lezhë dhe Policia vendore për të parë veprimet dhe mosveprimet e tyre. Sipas inspektoratit, Frroku punonte i pasiguruar.

 

Të fundit