Flash News

E-TJERA

28-vjeçarja humbi jetën pasi u prek me covid-19, mjeku i QSUT paralajmëron gratë shtatzëna: Janë të rrezikuara, të bëjnë kujdes

28-vjeçarja humbi jetën pasi u prek me covid-19, mjeku i QSUT

Mjeku reanimator në QSUT, Krenar Lilaj ka komentuar rastin e 28-vjecares shtatzënë, Emanuela Dalipi e cila humbi jetën pasi u prek nga covid-19.

Duke folur në ‘open’, mjeku tha se e reja humbi jetën nga një komplikacion që i rrezikoi jetën.

“Kishte insuficencë të rëndë respiratore. Ky komplikacion rëndon gjendjen e nënës, kjo ndodhi te e reja Dalipi”, tha mjeku.

I pyetur nëse kjo patologji rrezikon edhe gratë të tjera shtatzënë, Lilaj tha se “Të gjitha gratë janë të rrezikuara nga dhe të ruajnë veten”.

Po ashtu, mjeku ka treguar edhe momentet e vështira me të cilat është përballur në spitalin covid.

“Më ka mbetur në mendje, kur dy mjeket e reja qanin kur humbi jetën e reja. Edhe një mjeke infeksioniste qante kur do të merrte turnin dhe nga ngarkesa e madhe që kishte kur shikonte aq shumë të sëmurë që vinin në urgjencë. Janë situata të vështira dhe vështirë se i harron ndonjëherë në jetë”, u shpreh mjeku.

Të fundit