Flash News

E-TJERA

29-vjeçari vdiq pas atentatit ndaj motrave Nikolli, fqinji: Ku është shteti? U vra një i pafajshëm

29-vjeçari vdiq pas atentatit ndaj motrave Nikolli, fqinji: Ku

Enea Thomaraj ndërroi jetë 3 muaj pasi u plagos nga shpërthimi me tritol në derën e banesës së motrave Nikolli, në Elbasan.

Fqinji i 29-vjeçarit ka treguar se Thomaraj ishte një djalë punëtor që mbante familjen, pasi nëna dhe babai i tij janë të sëmurë.

Teksa shprehu keqardhje, fqinji i të riut të ndjerë iu drejtua me një thirrje shtetit, pasi një i pafajshëm humbi jetën në një atentat nga një vrasës me pagesë si Nuredin Dumani.

“Shumë djalë i mirë, i veçantë nga të tjerët, nuk ka pasur fjalë. Është e pabesueshme. Tre muaj në gjendje kome. As e mendonim të ndodhte një gjë e tillë. Dhimbje e madhe, jo vetëm për familjen, por dhe për ne gjithë lagjen. I ati sakat, e ëma e sëmurë, ai punonte dhe mbante gjithë shtëpinë. Katastrofë e madhe për ta. Për çfarë arsye të ikë ky djalë? Ku është shteti, çfarë po bën? I pafajshëm, pa asnjë lloj arsyeje, në shtëpinë e vet. Ka gjë më të rëndë se të jesh në shtëpinë tënde dhe të ikësh? E pabesueshme!”, tha fqinji.

Të fundit