Flash News

E-TJERA

3 video në celularin e djalit të Bedrie Lokës vërtetojnë dhunën ndaj saj

3 video në celularin e djalit të Bedrie Lokës

 

Në telefonin e djalit të vogël të Bedrie Lokës, janë gjetur tre video ku duket bashkëshorti i saj Xhemal alias Ervis Loka, teksa e dhunon dhe e kërcënon me vrasje.

Ky telefon u dorëzua në polici nga vetë Xhemali, i cili tentoi të fshihte telefonin e tij dhe dorëzoi atë të djalit në polici, këtë gjë e ka konfirmuar për Euroneës Albania edhe vajza e çiftit e cila tha se telefoni e babait të ssaj, fillimisht tentoi ta fshihte halla, por më pas është dorëzuar në polici.

“Ka marrë të vëllait, ka lënë të vetin këtu. Xhaxhi po fshinte gjërat, kur erdhi policia telefonin po e mbante halla fshehur, ta merrte me vete në Tiranë. Edhe telefonin e mamit e ka marrë. Mua më kanë thënë vetë infermieret, mami babin nuk e do këtu dhe ajo ka shenja. Vëllai është më i vogël, i mungon mami, u merr erë rrobave. Mamit tim Tik Tok-un ja ka bërë goca e tezes së vetë. Ajo jeton në Itali, ka ikur në Itali. unë më shumë jam rritur më shumë me mamin. Babi ka qenë në burg në Francë”,-tha vajza.

Të fundit