Flash News

E-TJERA

3-vjeçares dyshohet se iu thye këmba nga dhuna e edukatores, qytetarët ngrihen në protestë

3-vjeçares dyshohet se iu thye këmba nga dhuna e edukatores,

Rasti i një 3-vjeçareje të dhunuar në kopsht nga edukatorja u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop” në Tv Klan. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin se si edukatorja dhunonte vogëlushen e cila po qante.

3-vjeçarja përfundoi në spital me këmbë të thyer, e cila dyshohet t’i jetë shkaktuar nga dhuna e edukatores.

Qytetarët kanë paralajmëruar sot në orën 16:00 protestë përpara kopshtit ku është dhunuar vajza 3-vjeçare, në lagjen Ali Demi, prapa shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

Të fundit