Flash News

E-TJERA

3-vjeçari humbi jetën nga helmimi, e motra del nga terapia intensive pas 10 ditësh

3-vjeçari humbi jetën nga helmimi, e motra del nga terapia intensive

Vajza 7-vjeçare e cila u paraqit në spitalin e Shkodrës e helmuar nga ilaçi i minjve ka dalë nga terapia intensive, pas 10 ditësh.

7-vjeçarja ka qëndruar në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT. Pas trajtimeve dhe kujdesit intensiv në këtë shërbim e mitura e ka kaluar rrezikun për jetën.

Vajza ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lërë spitalin për t`u kthyer në shtëpi.

Ditë më parë vajza humbi vëllain e saj 3-vjeçar i cili nuk mundi t’i mbijetonte intoksikacionit të fortë nga ilaçi i minjve që  prindërit kishin përdorur për të  spërkatur një mjedis pranë shtëpisë

Të fundit