Flash News

E-TJERA

3-vjeçari lëndohet në këmbë gjatë qëndrimit në kopsht, procedohet penalisht edukatorja në Durrës

3-vjeçari lëndohet në këmbë gjatë qëndrimit

Një edukatore kopshti është proceduar penalisht në Durrës pasi është denoncuar nga prindi i një fëmije 3 vjeç.

Sipas policisë, prindi Z. Sh., e ka kallëzuar penalisht edukatoren E. K., 40 vjeçe pasi gjatë kohës që fëmija ka qënë në kopsht është lënduar në këmbë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u procedua penalisht për veprën penale "Plagosja e lehtë nga pakujdesia", shtetasja E. K., 40 vjeçe, banuese në Durrës, (edukatore në një kopsht në lagjen nr.14, Durrës), pasi ka bërë kallëzim shtetësja Z. Sh., se gjatë kohës që ka qënë në kopsht i është lënduar në këmbë fëmija i mitur 3 vjeç dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Të fundit